Arben Ahmetaj pritet të humbasë mandatin e deputetit, të fituar në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, pasi në kushtet e arratisë, nuk është paraqitur në Kuvend në 6 muajt e fundit.
Seanca e 6 Korrikut ishte e fundit kur Ahmetaj ka shkelur në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas përcaktimeve kushtetuese kjo e shtunë, 6 Janar është dita e fundit që Ahmetaj mund të gëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit dhe më pas pritet shpallja e pavlefshmërisë së mandatit të tij.
KQZ do te plotësojë vakancën e krijuar me kandidatin e radhës. Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4.977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.












