Komisioni Qendror ka pranuar shkresën e Kuvendit, I cili njoftoi se mandati i Arben Ahmetajt ka përfunduar.
Por Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetes, mandat ky që iu dogj Arben Ahmetajt. Mësohet se mandati, sipas listës emërore të PS në zgjedhjet parlamentare të 2021-it, i kalon Plarent Ndrecës.
“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror”, shkuan ajo në shkresën depozituar KQZ.












