Gjatë mbledhjes qeveritare të një dite më parë, Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Jashtme, ndërsa shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Jashtme.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që historia ka treguar se në vitet 1970–1981, në Sarajevë ka ekzistuar një shkollë e arsimit fillor në gjuhën shqipe, shkolla “Bane Surbat” në Gërbavicë












