Julian Deda është banori i parë i spektaklit “Big Brother VIP”.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale zbulon se: “Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.
“Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”– përfundon Manjani.
Në kundërpërgjigje, aktori demokrat Julian Deda shkruan me nota humoristike: “mos harro më sill cigaret…!”












