Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushellimet për ndarjen nga jeta të sipërmarrësit të njohur në Shqipëri, Dritan Mezinit, si pasoje e arrestit kardiak.
Rama ka shkruar se gjatë ditës së djeshme ka qenë në të njëjtën tryezë me të ndierin Dritan Mezinin, në kuadër të mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar.
“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës. Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe“, shkruan Rama.












