Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe të ftohta. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, sidomos në vlerat minimale gjatë ditës së Shtunë ku zonat malore në veri parashikohen me temperaturë -7°C, ndërsa vlerat maksimale nuk pritet të kalojnë 11 °C, kryesisht në zonat bregdetare.
Ditën e Diel temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë temperaturash si rezultat i ndryshimit të erës nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 1-7m/s. Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore, po ashtu mjegulla e mjegullina në zonat luginore.












