Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë një ftesë për opozitën për të votuar projektligjin për amnistinë.
Në prag të seancës plenare, Spiropali i bëri thirrje opozitës të miratohet ligji që kërkon 84 vota për amnistinë e të burgosurve.
“Ka më shumë se një muaj që qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për amnistinë penale. Bëhet fjalë për disa qindra qytetarë shqiptarë dhe më tej akoma, për disa mijëra familje që jetojnë jashtë me dramën e atyre brenda, të cilët do të fitonin para kohe lirinë. Çfarë ka ndodhur? Projektligji ende nuk është votuar. Ka pasur disa seanca të “flakta” parlamentare, ku në secilën prej tyre, të paktën 84 deputetë do të duhej të ngrinin kartonin dhe të votonin pro. Burra që iu kanë mbetur edhe tre vjet heqje lirie e shumë gra me katër vite dënim ende të pashlyer, do të festonin në familjet e tyre Vitin e Ri”, shkruan nder te tjera Spiropali.












