“Big Brother Albania VIP 3”, edhe pse ka vetëm 5 ditë që ka nisur, në atë shtëpi janë krijuar një lum me situatash. Tani pas largimit të papritur të gazetarit, Drini Zeqo, pak ditë pas fillimit të garës, duket se njlë tjetër banor po mendon që të lërë lojën.
Në një bisedë me Riken, aktori Jul Deda tha se moderatorja Roza Lati i ka thënë që ka marrë një vendim, që sipas tij ka nënkuptuar largimin e saj nga shtëpia.
Juli: Më tha kam marrë një vendim, bëni çfarë të doni.
Rike: Jo, ndoshta ka një moment kështu dhe i kalon. Roza është gocë e fortë. Jo, absolutisht nuk do kishte kuptim ta linte kështu. Nuk besoj se Roza është person që i lë gjerat në gjysmë. I çon deri në fund, këtë përshtypje kam. Nuk e di ti.
Juli: Edhe unë kështu si ti e kam. Këtu o Rike përshtypjet janë…
Rike: Është gjithçka ndryshe kur vjen këtu. Edhe veten e njeh këtu, e njeh ndryshe.












