Aktori i njohur, Arben Dervishi ka treguar me humor se sa e vështirë është jeta në SHBA. Dervishi ka treguar se aktrimi i ka mbetur peng, teksa ka folur edhe për fillimet e tij në Amerikë.
“Ky është një profesion që mua gjithmonë më ka mbetur peng dhe asnjëherë nuk e kam lënë pavarësisht se unë jam larguar nga Shqipëria. Me problemet që kanë emigrantët këtu, ndjej që kam krijuar edhe një publik tjetër këtu që u pëlqen të shikojnë problemet e tyre me anë të humorit që unë sjell. Me mungon skena shqiptare. Ishte ai moment që të del një llotari amerikane dhe thua ta provoj.
Një kushëri që kam, më thoshte e di veten kush je apo jo, prit se do gjejmë një punë të mirë. Një ditë takoj një shok gjimnazi që kishte një restorant dhe e pyeta a ke ndonjë punë. Më tha “kam, po për të larë pjatat. Puna e dytë ishte në lyerje, pastaj më vjen njeri dhe më tha do punosh në një televizion që sa ishte hapur. Kur shkoj hyj dhe gjej një kompjuter dhe një kamer. Megjithatë punam fort, bëmë një televizion mjaft të mirë, pastaj e pashë që spo shkonte gjë dhe u largova. Atëherë vendosa të largohesha fare nga Amerika dhe u ktheva në Shqipëri. Mirëpo Amerika të lë pengje. Thashë do kthehem do marr pasaportën dhe u ktheva”, tregoi Dervishi.












