Avokati Spartak Ngjela ka sqaruar se çfarë ndodh nëse Berisha nuk paraqitet në SPAK dhe nëse gjykata e dënon penalisht.
Në një intervistë në ‘Top News’, Ngjela tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK, autoritetet kanë të drejtën ta marrin me forcë.
“Berisha nuk paraqitet, është në burg, arresti shtëpisë është burg, është njëlloj në konceptin juridik. Nëse nuk shkon fizikisht, kanë të drejtë ta marrin me forcë. Edhe kur nuk ishte i arrestuar kishin të drejtë ta merrnin me forcë, por nuk e morën me forcë prandaj e vunë masën e arrestit ta kenë të kontrolluar ta marrin kur të duan”-tha Ngjela.
I pyetur për ‘fatin’ e PD-së, Ngjela tha se dy palët e ndara duhet të bashkohen në një të vetme, duke e lënë jashtë Sali Berishën.












