Vendi ynë gjatë gjithë javës është shoqëruar nga një mot i paqëndrueshëm.
Dita e shtunë do të sjellë ulje temperaturash në të gjithë territorin ku termometri pritet të zbresë disa gradë nën zero. Pritet që në shumicën e territorit sidomos në pjesën jug-lindore dhe në atë veri-lindore pritet të ketë reshje dëbore.
Ndërkohë në Tiranë dhe qytete bregdetare pritet që të ketë reshje shiu me intensitet të lartë. Kurse e diela do të sjellë sërish ulje temperaturash dhe do të sjellë ngrica në të gjithë territorin.












