Kampioni Shqiptar i boksit, Kristian Prenga, ka njoftuar nëpërmjet një instastory se ka qëllim të përfshihet në edicionin e tretë të Big Brother VIP në Shqipëri.
Kujtojmë që boksieri ka qenë në lidhje dikur me Rike Roçin. Kristiani shprehet se tani nuk sheh konkurrentë të fortë brenda, por në vazhdim nëse e sheh te arsyeshme do të futet në shtëpinë e famshme.
“Kam marrë shumë mesazhe pse nuk jam pjesë e Big Brother këtë vit, mbase kjo pyetje dhe më bëhet për një fakt që tashmë publiku e din! Por mendoj që akoma nuk ka asnjë konkurrent të fortë aty brenda. Nëse do jetë ndonjë konkurrent i fortë në vazhdim do ta mendoj. Ta hedhin çmimin e parë KO”, shkruan ai.












