Sali Berisha do të merret për herë të parë në pyetje ditën e sotme, nga prokurorët e SPAK, në lidhje me dosjen për privatizimin e kompleksit “Partizni”.
Teksa pritet që Berisha të mbërrijë në Prokurorinë e Posaçme i shoqëruar nga një patrullë policie, disa deputetë të PD-së janë mbledhur para godinës së SPAK, në mbështetje të tij. Mes këtyre deputëtëve janë Flamur Noka, Tritan Shehu, por dhe demokratë të tjerë, të cilët janë parë në ambientet e SPAK.
Kjo është hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje, ndërsa në të gjitha rastet e tjera nuk është paraqitur me argumentin se procedura e ndjekur ndaj tij ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Kujtojmë se, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 dhjetor 2023.












