Pasi ka dalë nga SPAK, Sali Berisha është pyetur nëse ka frikë se mund të shkojë në burg pasi ka mbajtur një fjalë të gjatë për mediat.
Gazetari i tha se po thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi po komunikon me gazetarët, ndërsa Berisha e cilësoi një masë staliniste dhe u nis sërish për tu izoluar në banesë.
Pyetje: A ke frikë se mund të përfundosh në burg?
“Ajo është një masë staliniste që tregon frikën e regjimit nga fjala e Berishës. Lëre mos e pyet! Për sa i përket komunikimit, po më dolën gazetarët përpara, harroje ti se unë njoh ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me ta. Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt. Opozita ecën në fitore të sigurt“, tha Berisha.












