Altin Dumani ka folur për herë të parë nëse do të thërritet në SPAK, kryeministri Edi Rama për çështjen e ish agjentit te FBI, Charles McGonigal.
Gjate nje takimi me studentet e Universitetit te Shkodres, “Luigj Gurakuqi”, kreu i SPAK ka theksuar se pavaresisht emrit apo pushtetit, më me rendesi jane provat që arrihen te sigurohen për këtë person.
Pyetje: Rama a do thirret për tu’ pyetur për çështjen McGonigal?
Altin Dumani: “Nuk mund te përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rendësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti qe ka dhe ne një moment do t’i duhet kujtdo qe te vije dhe te japë llogari ne SPAK apo gjykate. Ne jemi te ndjeshëm ndaj asaj qe ndodh edhe ne media apo kudo tjetër. Shume media ne muajin shkurt e vitit te kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marre kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e McGonagra dhe gjithë kritiket duhet te ndjehen te zhgënjyer se e kemi regjistruar qe ne janar te vitit 2022. Duhet te presim momentin kur te kemi diçka konkrete për ta publikuar“












