Kryeministri Edi Rama nuk ndalet dhe premton një tjetër rritje page për mjekët dhe infermierët në mënyrë që të frenohet largimi i tyre nga atdheu.
“Ne jemi këtu për të bërë 100 fishin për të merituar besimin e njerëzve edhe besimin tuaj. Do të vijojmë ta bëjmë pa asnjë diskutim e as lëkundje. Nëse sot mjekët janë më në fund të mirëpaguar krahasimisht me atë ku ishin dua tu them mjekëve: S’keni parë gjë akoma as në aspektin e pagave.
Nuk jemi ne absolutisht të lumtur dhe absolutisht nuk e kemi fjetur mendjen që këto tani janë pagat e mjekëve e tani hajde se folim nga viti 2040. Jo! Do të bëjmë çmos që të ardhurat e mjekëve e infermierëve dhe shërbëtorëve të shërbimit publik të vijnë duke u rritur“, tha Rama.












