Forca të shumta policia kanë dalë mbrëmjen e kësaj të premte në rrugët e Vlorës. Mësohet se Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit bregdetar duke ushtruar kontrolle në automjetet luksoze.
Në fokus të kontrolleve janë automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.
Gjithashtu, kontrollet kanë si synim edhe personat në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. Prej ditësh, FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut.
Burime të sigurta pranë policisë bëjnë me dije se fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.












