Këshilli bashkiak i Shkodrës ka marrë një vendim që urdhëron “shkrirjen e institucioneve në varësi të bashkisë së Shkodrës”.
Mediat “kazan” kanë përhapur fjalë se në mes të 5 institucioneve që do të “shkrihen” është dhe ‘Teatri Migjeni’. Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta por drejtori i ‘Teatrit Migjeni’, Arjan Çuliçi, shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë, madje thotë se janë në kulmin e provave për disa aktivitete që do të shoqërojnë tempullin e artit dhe të kulturës në Shkodër. Pas tij, ka reaguar edhe Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci i cili përgënjeshtron lajmin.
“Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm. Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave”, shkruan nder te tjera Benet Beci.












