Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare dhe me 20 ditë të deputetit Ervin Salianji.
Ky vendim vjen pas kërkesës së firmosur nga 7 deputetë socialistë, të cilët i konsideron 19 deputetë e PD-së si përgjegjës për tensionet e shkaktuara në seancën e fundit plenare dhe tek komisioni i Reformës Zgjedhore.
Me 10 ditë nga aktivitetet parlamentare janë përjashtouar deputetët: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Cela, Tritan Shehu, Lefter Geshtenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykhashi, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.
Në kërkesën e mazhorancës theksohej se deputeti Ervin Salianji mbante një zhurmues në dorë në seancën e fundit në Kuvend, duke moslejuar normalitetin në sallë, ndërsa deputetët e tjerë bllokuan foltoren dhe shkaktuan zhurmë në sallë.












