Emisioni “Top Story” ka publikuar pasuritë e disa prej politikaneve të lartë. Sipas këtyre deklarimeve, rezulton se Rama, Berisha, Kryemadhi kanë deklaruar të ardhurat nga paga si dhe apartamente në Tiranë.
Pasuritë e politikanëve:
》Pandeli Majko: Pronari i një apartamenti 2+1, kredi për apartament 3+1, gjendja monetare cash është 200 mijë lekë nga të ardhurat, kredi bankare.
》Sali Berisha: Apartament në Tiranë; një bodrum në Tiranë, shtesë llogarie 100 mijë lekë; të ardhurat si deputet 200 mijë lekë.
》Edi Rama: Pronar i një apartamenti në Tiranë, pronari i një studio artisti në Tiranë, bashkëpronar me bashkëshorten në Surrel.
》Erion Braçe: Shtëpi banimi 89 m2, me hua; pronar 25% në një apartament 60 m2
》Monika Kryemadhi: Apartament 99 m2, apartament 72 m2, apartament 66 m2, apartment 202 m2, pronare e një njësie tregtare 60 m2, pronare e një garazhi 313 m2, apartament 94 m2, apartament 93 m2, apartament 317 m2 në Gjirin e Lalzit.












