Deputeti demokrat, Luan Baçi ka befasuar duke deklaruar se ditët e qeverisë në pushtet janë të numëruara, nëse vula i rikthehet Sali Berishës.
Megjithëse Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”, Baçi befasoi shtang të gjithë me këtë deklaratë pasi beson që Saliu mund të rikthehet sërish në pushtet.
“Gjykata e Apelit duhet të mblidhet në mënyrë urgjente për të kaluar vulën tek i zoti, vulën te PD me kryetar Sali Berishën dhe atëherë keni për të parë se sa muaj do të zgjasë qeveria e Ramës në qoftë se na jep të drejtën që ne kemi. Kjo është një zgjidhje e detyrueshme që do ta bëjnë, që vulën nuk kanë si ta lënë më te Basha, sepse këtë llogari kanë bërë, që po e lanë vulën te Basha, këto të dalin në një koalicion”, tha Baçi.












