Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shprehur se opozita po shkon drejt mosbindjes civile.
Çuni i Fahri Balliut ëndërron që në të ardhmen do të ketë një shpërthim mbarëkombëtar kundër qeverisë Rama.
“Nuk shikoj ndonjë raport pozitiv. Puna e koordinatorëve konsiston në organizimin e aksionit opozitar në gjithë Shqipërinë. Për të ndërmarrë një aksion të tillë, duhet një organizim sa më i mirë. E gjithë partia është e përfshirë në këtë organizim. Tirana, Durrësi kanë një prezencë më të gjerë, sepse është rajoni me popullatën më të madhe. Nuk ka asnjë opsion që s’duhet të merret parasysh. Gjithçka është e qartë, PD e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për mosbindje civile dhe ne duhet të organizohemi për të shkuar drejt asaj, për ta finalizuar atë aksion në një shpërthim demokratik mbarëkombëtar kundër kësaj qeverie”, tha Balliu.












