Prej hyrjes së vitit 2024, në Tiranë nisi aplikimi i masave ndëshkimore për kalimtarët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Një gjobë prej 1000 lekësh të reja u caktua si “dënim” për qytetarët që nuk kalonin në vijat e bardha, apo që nuk respektojnë semaforin. Megjithatë, sërish në shumë zona të kryeqytetit, këto rregulla vazhdojnë të shkellen nga kalimtarët.
Në lidhje me këtë problematikë, Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë Besmit Qibini informoi se po përdorën dronët edukues edhe për sensibilizimin e këmbësorëve.
“Prej një viti Policia Rrugore përdor ‘dron edukues’ që është për 3-4 lloj shkeljesh, të cilat e pasqyrojnë në një dimension tjetër kundërvajtjen administrative. Kemi vënë ‘dron edukativ’ për këmbësorët që nuk respektojnë vizat e bardha por sidomos mjetet që nuk respektojnë këmbësorët, kryesisht në rreth-rrotullim, por edhe në vizat e bardha. Ka një progres në këtë drejtim, sidomos në vijat e bardha, të dyanshëm, edhe nga shoferët, edhe nga këmbësorët”, ka thënë ai.












