Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe pse pas shumë ditësh do të behën prezente reshjet e shiut.
Presim qe kesaj jave moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bëjnë ditët e enjte dhe ajo e premte pasi nuk do të mungojnë dhe vranësirat kalimtare.
Këto vranësira në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, të dobëta dhe afatshkurtra.
Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 18-21 gradë Celcius kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta.












