Kurrë nuk ka ndodhur më parë, madje as për pandemi, pasi sot. një sasi e mëdha e mollës së Korçës ka mbetur pa u shitur.
Sipas grumbulluesve të molles, fajtor për këtë situatë është importi i molles Serbe e cila po “kërcënon” prodhimin vendas në të gjithë qarkun e Korçës.
Ferdinand Ali, një nga fermerët superpotencialë të qarkut të Korçës tregon se zgjidhja e vetme është të rritet referenca në dogana.
“Marrja e masave, këtë e kemi kërkuar në ministri të Bujqësisë, të rriten referencat në doganë e të shitet malli vendas. I gjithë problemi është Serbia. Fut mall pa doganë, reference e ulët, çmim i ulët. Fermerët e Korçës bëjnë sehir kur shesin molleb serbët. Gjithë frigoriferët janë rreth 20 mijë ton mollë stok”,-tha fermeri Ferdinand Ali.
Janë rreth 20 mijë ton mollë të pa shitura në qarkun e Korçës ndërkohë që së fundmi është mbajtur e një takim me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë dhe fermerëve, me qëllim zgjidhjen e këtij problem.












