Partia Socialiste ka njoftuar sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Bledi Klosi njoftoi se mbledhja do të mbahet të dielën e 11 shkurtit ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku”.
Mësohet se në fokus do të jenë zgjedhjet e nisura në bazën socialiste. Në fjalën e kryesocialistit Edi Rama, pritet të jenë edhe çështje të tjera përveç atyre partiake, për të cilat është thirrur kjo asamble.
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS”, njofton Klosi.












