Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë nga punimet e Kuvendit 4 deputetët e opozitës.
Gazment Bardhi është dënuar me 10 ditë përjashtim, ndërsa Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Asllan Dogjani me 20 ditë.
Sipas vendimit te miratuar nga socialistet në mbledhjen e sekretariatit te Etikes, PS vendosi që deputetët që shkaktuan trazira në seancën e Kuvendit nuk do të lejohen të marrin pjesë në komisionet Parlamentare dhe në seancat plenare.
Më rëndë janë dënuar Noka, Dogjani dhe Nallbati të cilët akuzohen se kanë prishur seancën, pasi kanë ndezur zhurmuesit, ndërkohë që janë konfliktuar fizikisht me Gardën e Republikës.












