Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar për herë të parë akuzat e Arben Ahmetajt kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë në Report TV, Braçe i cilësoi “përralla” akuzat e Braçes.
“Kam rreth 40 vjet që nuk dëgjoj përralla. E kam të pamundur që të dëgjoj përralla në këtë moshë. Nëse është përndjekje politike, i bie që Rama të jetë Teylor Swift në superboul dhe unë të isha Leo Messi, por nuk jam. Do të doja të isha por nuk jam”– tha Braçe.












