Këngëtari Endrik Beba ishte banori i radhës i cili iu bashkua shtëpisë së “BBV3” dhe bëri mjaft bujë për lidhjen e tij me Sara Gjordenin.
Në klipin prezantues të tij Endriku, Sara dukej e habitur kur e pa dhe madje përveshi mëngët për të treguar se është gati për ta pritur. Por me sa duket dy ish-partnerët ruajnë një marrëdhënie respekti me njëri-tjetri edhe pas ndarjes. Gjatë bisedës së tyre sot ata na japin më shumë detaje rreth lidhjes së tyre dikur:
Sara: Në qoftë se ne të dy do të zihemi ne do të dalim shumë budallenj.
Endrik: Unë s’kam ardhur me synimin për t’u zënë. Kjo është diçka që ka ndodhur më përpara, unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj të shkuarën. Unë jam shumë i lumtur edhe për ju të dy, uroj të jetë e vërtetë edhe uroj që ta shijoni që të dy.
Sara: Kur ne të dy e kemi ndarë historinë tonë unë kam qenë shumë e vogël ti e di këtë gjë. Edhe ti ke qenë disi i papjekur. KETU SHIKO VIDEO-n:












