Sara Gjordeni i uron fitore ish-partnerit të saj, boksierit Jurgen Uldedaj, i cili sot ndeshet për sfidën e titullit. Në një bisedë me Erjolën në “Big Brother”, moderatorja shprehet se ndihet në siklet, pasi dëshiron fitoren e boksierit.
Më tej, Sara kujton kohën që ka kaluar me Uldedaj dhe tregon se para se të hynte në “BBV”, nuk ka bërë një ndarje përfundimtare më të pavaresisht se me Bardhin është puthur dhe ka kaluar në intimitet.
Erjola i tha se “është vrastare të shikosh dikë duke u puthur”, ndërsa modelja rrëfeu se “paqartësia e vret”.
Sara: Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë kurrë një ‘jo’ definitive’, se po të ishte definitive, do të isha idiote po ta përmendja. Jam pak si në siklet, sepse dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën sot, çdo ditë që paraprinte, kisha emocione
Erjola: Si do të reagoje nëse do të vinte këtu?
Sara: “E di që nuk vjen, nuk është ai tip. Ka karakter dominant dhe të fortë, kurrë nuk do e vendoste veten në këtë situatë. Kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij, por kurrsesi nuk i ngatërroj të dyja gjërat. Unë kam arritur ta njoh dhe ta dua si njeri, kam ndarë bukën me të, kam fjetur me të. Çdo gjë bashkë kemi kaluar. E mbaj shumë lart në mendimet e mia. Sepse nuk është një njeri që e përçmoj apo e urrej. E kam lart atë dhe familjen e tij”












