Sara, banorja e Big Brother Vip 3 ka treguar më tepër për jetën e saj private, pasi është pyetur nga Vip-at e tjerë, nëse do të jetonte me vjehrrit në një banesë. Modelja ka treguar se është rritur me gjyshërit, pasi nuk ka pasur të pranishëm prindërit e saj.
“Uroj, dashtë Zoti që unë të jetoj me vjehrrin dhe vjehrrën sepse nuk kam pasur mamin dhe babin asnjëherë. Unë jam tip që kaloj shumë kohë në shtëpi dhe gjithë fëmijërinë time e kam kaluar në një familje shumë të madhe. Pesë daja, tre teze, 19 kushërinj, gjyshi dhe gjyshja, deri në një farë moshe nuk më ka munguar dashuria. Për momentin unë kam gati 12 vite që jetoj vetëm fare.
Prandaj kur më flisnin për punët ato unë qeshja. Çfarë po thoni, pse kush mi bën mua? Mami më ka ikur në emigracion që kur kam qenë 2 vjeç, katër vjet nuk e kam parë fare. Figura të qëndrueshme prindërore nuk kam pasur në shtëpi. Prandaj kur ti the për mbesën, mua më kujtohet ajo që më ka rritur. Besoj se do ishte qasja më e madhe që unë do kisha tek figura e familjes nëse unë do jetoja me vjehrrin dhe vjehrrën. Nuk e kam problem t’i shërbej, unë për të bërë këtë gjë, shkoj tek gjyshi çdo javë sepse marr kënaqësi. Dukem sikur futem në punë, sikur vlej për diçka”, ka treguar Sara.












