Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi u shpreh sot poshtë banesës së Sali Berishës, se Saimir Tahiri është i sëmurë, ndërsa aludoi se diçka i ka ndodhur gjatë qëndrimit në burg.
Madje Maliqi këshilloi ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, që ndodhen në burg të kontrollojnë ushqimin dhe të ruhen.
“Ka të dhëna të fundit që duhen verifikuar. Tahirin që është i sëmurë rëndë, kushedi çfarë i ka bërë në burg dy vjet apo tre vjet. Siç ju ka bërë gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Prandaj e paralajmëroj dhe e kam thënë në gjithë rrjetet sociale, edhe për Lefter Kokën por edhe për të tjerë, të ruhen. Të kontrollojnë ushqimin. Se ç’nuk ndodh me këta”, tha Maliqi.












