Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Asamblesë së PS të mbajtur ditën e diel.
Burime bëjnë me dije se kryesocialisti Rama gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura pas raportimit të qarkut të Vlorës i është drejtuar anëtarëve me ironi duke thënë: “E keni parë Anduel Tahiraj bën takime me 5 persona dhe i raporton si 15, llogarit dhe fotografinë e Ismail Qemalit”.
Gjithashtu në analizën që i është bërë strukturave të PS-së në bazë rezulton se Shkodra është qarku me performancën më të dobët sa i përket raportimeve në sistemin brenda PS.
Ndërsa Berati dhe Gjirokastra janë qarqet me performancën më të mirë sa i përket raportimeve për takimet e të deleguarve.












