Nëse zgjedhjet e përgjithshme do të zhvilloheshin nesër, Edi Rama me një precizion të plotë, ka informacion sa vota merr Partia Socialiste. Në funksion të kësaj dhe zgjedhjeve të 2025, ishte skanimi situatës në bazë ku përfshinë 400 anëtarët e Asamblesë në kryqëzimin raportimeve ardhur nga baza. Po ashtu u prezantuan edhe të dhënat e përftuara përmes raportimeve online në Platformën e Ri-energjizimit.
Raportimet në Platformën e Rienergjizimit të PS:
Lezha 100%
Berati 100%
Gjirokastra 100%
Dibra 100%
Elbasani 97.8%
Durrësi 95%
Tirana 94%
Vlora 94%
Fieri 90%
Korça 90%
Shkodra 46.5%
Megjithëse ka fituar 3 mandate Edi Rama e bëri të qartë se ai asnjëherë nuk kënaqet me veten, punët e qeverisë dhe të partisë. Kryesocialisti paralajmëroi një fitore shembullore në zgjedhjet e 2025 krahasuar me të gjithë proceset e shkuara zgjedhore. E për ta arritur këtë, mesazhi që i përçoi Asamblesë përmes skanimit të çdo qelize të PS në bazë ishte i qartë.
Të tjerët jo aktivë dhe larg pritshmërie të skuadrës Rama, do ta mësojnë fatin e tyre mbase në asamblenë e ardhshme me 16 Marsit, ose në kongresin e Qershorit ku nuk përjashtohen ndryshime jo vetëm në nivel drejtuesish politik në qarqe.












