“Rithemelimi”, ka mbledhur Këshillin Kombëtar në selinë blu, për të ndarë detyrat për protestën e 20 shkurtit.
Deputeti, Edi Paloka ka thënë se kjo do të një mbledhje organizative në lidhje me protestën, e cila sipas tij gjënë më kryesore do të ketë pjesëmarrjen.
“Te protesta e 20 shkurtit, demokratët presin shumë. Gjëja kryesore do të jetë pjesëmarrja. 20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra mijëra në shesh, si ka thënë Berisha, popullin njëherë e drejton, njëherë të drejton. Revolta, pakënaqësia tek njerëzit ka arritur kulmin. Sot jemi në një regjim diktatorial dhe kjo ndikon te një pjesë e njerëzve. Tani që Berisha është në ato kushte që është, duhet të bëjmë 10 herë më shumë. Berisha është me ne, por duhet të dhjetëfishojmë punën tonë që më 20 shkurt t’i tregojmë kujtdo, që ne nuk pajtohemi me më diktaturën”, tha Paloka.












