Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Gazment Bardhi është pyetur nëse e njeh apo jo Berishën si kryetar.
Për të dytën herë radhazi, Bardhi iu shmang pyetjes, duke u përgjigjur: “Unë njoh vetëm vullnetin e demokratëve”.
Pas dy vitesh ndarje, grupi parlamentar demokrat u mblodh në selinë qendrore të PD nën kryesimin e Gazmend Bardhit pasi Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”.
Bardhi vuri theksin tek procesi i bashkimit, si rruga e vetme për një mendje racionale, duke lënë pas të shkuarën e hidhur të PD-së.












