KQZ ka miratuar fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024. Në total, 11 parti politike kanë marrë nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë.
Pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste me mbi 151.4 mln lekë. Partia Demokratike e Bashes vjen e dyta, me 106 mln lekë dhe e treta Partia e Lirisë me 15.5 mln lekë.
Ndërkohë, Rithemelimi i Sali Berishës mbetet pa financim, duke qenë se vulën e PD e mban Lulzim Basha.
NDARJA E FONDEVE VJETORE:
– Partia Socialiste 151.494.783 lekë te reja
– Partia Demokratike 106.661. 181 lekë
– Partia e Lirisë 15.577.215 lekë
– Partia Social Demokrate 12.266.269 lekë
– Partia Republikane 11.488.669 lekë
– PDIU 9.753.658 lekë
– PBDNJ 8.180.647 lekë
– PAA 8.180.647 lekë
– LZHK 8.180.647 lekë
– Partia Lëvizja e Legalitet 8.180.647 lekë
– Nisma Thurje 6.283.636 lekë












