Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se do të ndryshohet ligji për Policinë e Shtetit, ndërsa drafti për pak ditë do të hidhet për konsultim publik.
“Do të ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak ditë në konsultim publik. Ligji duhet të na garantojë një polici shteti që i përgjigjet kërkesave dhe pritshmërie të publikut, për ta shndërruar policinë në institucionin më të besueshëm”, tha Balla.
Ministri paralajmëroi dhe ndryshime në Kodin Etik, ku tha se duhet të shtohen disa ide novatore.
“Kodi etik ekzistues, pas shumë konsultimesh, mendoj se ka plot ide novatore të cilat na kanë ardhur për t’u përfshirë dhe për të ndaluar kontaktet e papërshtatshme, për të garantuar që punonjësit e policisë, të gardës dhe ato zjarrfikës, ta kenë më të qartë se në ushtrimin e detyrës duhet të garantojnë punë me integritet të lartë”, tha Balla.












