Flamur Noka pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit tha se kishte 6 vota kundër ndryshimeve të statutit.
Noka kishte një kërkesë publike për Edi Ramën të cilit i kërkoi të formojë një “qeveri teknike” para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
“Jemi në një etapë të re, tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve dhe për t’i shpëtuar regjimit më kriminal që ka parë historia, kemi një mision historik përpara, të rikthehet vota e lirë, prej 10 vitesh shqiptarët nuk votojnë të lirë, regjimi kriminal i Edi Ramës, të kthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike, motoja, Shqipëria duhet të çlirohet nga zgjedhjet barbare. Këshilli kishte 6 vota kundër, votoi në mënyrë unanime këtë proces, shkrirje të brendshme, këtë proces bashkimi”, tha Noka.












