Sekretariati i Etikes ka pranuar kërkesën Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste duke marrë masa të ashpra ndaj 3 deputetëve të opozitës, për kaosin e shkaktuar në Kuvend.
Deputeti demokrat Flamur Noka e pëson më keq duke u përjashtuar 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati u përjashtua me 20 ditë, ndërsa një dënim më të lehtë mori deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i cili u përjashtua vetëm 5 ditë.
Kujtojmë se në seancën e së hënës, opozita protestoi sërish, ndërsa Noka tentoi që t’i bllokonte deputetit socialist, Vullnet Sina fjalën, duke i vendosur zhurmuese te mikrofoni.












