Qysh nga 2009-ta, kur Rama filloi të garojë për postin e kryeministrit, për PS-në e tij dhe partitë satelite rreth saj (PSD, PDS, PSV-91, etj. etj.) kanë votuar të paktën 800 mijë zgjedhës.
Edhe në zgjedhjet e fundit lokale, rreth 800 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakët e përzgjedhur nga Rama. Dhe pyetja për Ramën është nëse PS-ja do ta kapë e vetme kuotën e 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme.
Nga sondazhet mujore që kam zhvilluar prej shtatorit e këtej për “Report TV”, duket se PS-ja është e ankoruar rrotull shifrës së 750 mijë votave, pavarësisht se Rama si politikan ka më shumë se 800 mijë simpatizantë.
Kurse grupi i Berishes ne zgjedhjet e ardhshme sipas sondazhit nuk merr më shumë se 300 mijë vota, pasi grafikët e besueshmërisë janë në rënie.













