Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e djeshëm me raketa ruse në Odessa pak larg vendtakimit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Rama dënon fuqishëm sulmin dhe që rrezikoi jetën e dy liderëve. Kryeministri i konsideron këto sulme si provokime të pamatura dhe të rrezikshme nga Rusia.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”, shkruan Rama.












