Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga punimet për aeroportin e Vlorës, ndërsa krahas tyre shkruan se puna po ecën me ritme të shpejta me qëllim që aeroporti të hapet vitin e ardhshëm.
“Nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.
Ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës ishte planifikuar në fundin e vitit 2024, por është shtyrë për në verën e vitit 2025. KETU SHIKO VIDEO-n:












