Jorgo Goro kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës është arrestuar me urdhër të SPAK.
Burime për Report TV bëjnë me dije se ai është arrestuar në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij. Të njëjtat burime thonë se agjentët po e mbanin në monitorim.
Ai mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet lokale të 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u arrestua dhe u dënua me 2.6 vite burg për shit-blerje votash.
Prej vitit 2011, Jorgo Goro mban titullin e kryetarit të Bashkisë Himarë












