Qeveria Rama do të vijojë mbështetja me naftë në bujqësi me të njëjtat kritere, por me një ndryshim thelbësor.
Sipas ministres së Bujqësisë, Anila Denaj fermerët nuk do të marrin më “naftë falas” nga shteti por si subvencion do të jepen lekë për cdo fermer për të ulur shpenzimet e prodhimeve të tyre bujqësore.
“Nuk do të vijojë ndarja e naftës me karta, por me lekë në llogari, dhe për këtë jemi duke punuar që të kemi një mbështetje nga sektori bankar që të mundësojmë llogari me kosto të reduktuar për ata fermerë që janë përfitues të naftës. Mbështetje për certifikimin e fermave organike dhe mbështetje për certefikimin e Global GAP”, tha ministrja e Bujqësisë Anila Denaj.












