Julian Deda doli nga ”Big Brother Albania Vip 3” në vendin e dytë. Ai ishte kokë me kokë me Egla Cenon, e cila edhe u shpall fituese e këtij edicioni.
Aktori ka bërë një reagim të gjatë në rrjete sociale duke përshkruar eksperiencën e tij në këtë format, falënderuar publikun si dhe duke premtuar projekte të reja.
“E kemi fituar lirinë e fjalës prej kohësh dhe nuk ka perëndi që na pengon më. Problemi është se fjalën nuk na pengon askush. Unë e di shumë mirë mbështetjen tuaj, jam i ndërgjegjshëm për mbështetjen, votat, mesazhet që kam marrë. Kam dalë sot pak në rrugët e Tiranës dhe kam takuar shumë njerëz të cilët më kanë dhënë dorën, më kanë përqafuar. Jam ndjerë aq mirë sa s’ka më. Unë vërtetë nuk i kam fituar 100 mijë euro, ama kam fituar një gjë të paparë. Kam fituar ju. Ju me të cilët kam 20 vjet që jap dhe marrë, nëpërmjet profesionit tim”,-tha Deda.












