Bordi i Transparencës ka ulur përsëri çmimin e karburantit këtë të enjte.
Prej orës 14.00 nafta do të kushtojë 201 lekë për litër, ose 3 lekë më lirë se deri më tani.
Edhe benzina do të kushtojë 3 lekë më pak, dhe do të shitet me 160 lekë. Gazi mbetet i pandryshueshëm dhe tregohet me 71 lekë.
Çmimet e reja, do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.












