Gazetari Blendi Fevziu ka befasuar kur ka pranuar se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 i fiton sërish Edi Rama, me shqiptarët që do t’i besojnë mandatin e katërt qeverisës.
Sipas Fevziut, PS është një parti shumë e organizuar, ndërsa opozita nuk ka asnjë person që mund të zëvendësojë Berishën për të udhëhequr fushatën.
Ndërsa për Ilir Metën tha se partia e tij ishte inekzistente për disa vite dhe tashmë e sheh të vështirë pozicionin e tij.
“Mendoj se avantazhin më të madh për të fituar e ka Edi Rama. Opozita duhet të shohë nga vetja. Opozita fokusohet te beteja parlamentare, por Rama ecën në disa rrafshe dhe është shumë më i acancuar. Berisha duhet të kishte mbetur kryetar nderi dhe të linte një figurë për të ngritur staturën e një personi që do të shkonte në zgjedhje. Problemi nuk është të largohesh kur humb zgjedhjet, por kur e mban peng partinë. Opozita është mbrapa, kjo do të jetë fatale”, tha Fevziu.












