Teksa ndodhet në “arrest shtëpie” që nga 30 Dhjetori i vitit të kaluar, Sali Berishes i është ndërprerë paga si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Behet me dije se që prej janarit 2024, administrata e Kuvendit mësohet se i ka ndërprerë pagën dhe çdo përfitim tjetër financiar Sali Berishës, për mosparaqitje në punë.
Kujtojmë që Berisha i është drejtuar disa herë GJKKO-së që ta lejojë të marrë pjesë në Kuvend, por kërkesat e tij janë refuzuar për shkak se ndodhet në “arrest shtepie”.
Edhe pak ditë dhe mbaron mandati i deputetit të Sali Berishës, pasi nëse nuk shkon 6 muaj rrjesht në parlament automatikisht “digjet” mandati i deputetit.












