Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Tuneli i Llogarasë.
Rama ka njoftuar se punimet për përfundimin e këtij tuneli janë drejt përfundimit, ndërsa shtoi se turistët do të mbërrijnë në jug të Shqipërisë “sa hap e mbyll sytë”.
Tuneli i Llogorasë, më i gjati në Ballkan, pritet që të hapet në fillim të muajit korrik, dhe përgjatë 3 muajve të verës që do jetë i hapur për mjetet do të aksesohet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht.
“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë drejt finalizimit, që këtë verë ju çon në jug sa hap e mbyll sytë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama. KETU SHIKO VIDEO-n:












